Një foshnje e pajetë është gjendur mesditën e sotme në një kosh mbeturinash në lagjen Ali Demi në Tiranë. Mësohet se foshnja e gjinisë mashkullore ishte futur në një kuti kartoni, ndërsa në trup nuk kishte shenja dhune.
Foshnja është dërguar në morg, ku do të bëhet ekspertimi i trupit për të mësuar shkaqet që i kanë shkaktuar vdekjen.
Gazetarja Glidona Daci raporton se grupi hetimor ka dyshime se foshnja ka lindur i pajetë dhe nëna e ka braktisur për shkak se nuk ka pasur para për të kryer varrimin.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se janë identifikuar edhe personat që e kanë lënë aty.
“Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën”, njofton policia./abcnews.al