Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Durrës ku një 44 vjeçar që ishte futur në det me të bijën ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se 44 vjeçari ishte futur në det bashkë me vajzën e tij 9 vjeçare për tu larë, ku si pasojë ai ka ndërruar jetë ndërsa vajza ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al