Tiranë – Kjo e shtunë ka rezultuar tragjike për një punëtorë në Tiranë. G. B., 27 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ai po punonte në një lokal “Rrugën e Elbasanit”, ku rreth orës 12:45 ka prekur në korrent dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al/