E ardhmja e Lionel Messi është kthyer në një telenovelë. Sulmuesi argjentinas raportohet se gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë i mërzitur dhe madje as ka dalë nga shtëpia. Sigurisht Barcelona është familja e tij dhe vendimi për t’u larguar nuk është i lehtë për të.
Gjithsesi ka të reja të tjera. Në Katalonjë bisedimet mes presidenti Josep Maria Bartomeu dhe babit të Messit, Jorge, vijojnë dhe te Barcelona janë të vendosur të mos heqin dorë nga shërbimet e lojtarit të konsideruar si më i miri në botë prej tyre.
Deportes Cuatro shkruan se Jorge Messi ka konfirmuar për ta se po e mendojnë opsionin e qëndrimit të sulmuesit edhe për një sezon te Barcelona dhe më pas verën e ardhshme ai mund të kalojë te Manchester City me parametra zero.
Kështu edhe Messi do të mund të përshëndetet me tifozët dhe të largohet ndryshe nga Barcelona. Kjo lëvizje do të shmangte edhe gjyqet mes palëve. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi nga ora në orë dalin lajme të ndryshme rreth të ardhmes së sulmuesit. /abcnews.al