3 të vdekur në mëngjes: Dy sulme të tjera në Francë, policia vret autorin

schedule12:16 - 29 Tetor, 2020

schedule 12:16 - 29 Tetor, 2020

Dy sulme të tjera kanë ndodhur gjatë mesditës së sotme në Francë krahas asaj të Nices. Ngjarja e parë e rëndë ndodhi në Avignion, ku një person është vrarë nga policia pasi i sulmoi ata.

Ndërkohë, sulmi tjetër ndodhi në konsullatën e Francës në Arabinë Saudite.

Mediat raportojnë se sulmi me një mjet të mprehtë, të dyshuar si thikë.

Për fat të mirë, roja i konsullatës është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një sulm i rëndë në Nice të Francës, nga i cili mbetën të vdekur tre persona. /abcnews.al