Dy persona vjedhin postën në Babrru dhe largohen me biçikletë

schedule09:57 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 09:57 - 15 Dhjetor, 2021

Zyrat e Postës Shqiptare në Babrru janë vjedhur mëngjesin e së mërkurës nga dy persona që ishin maskuar me kapuçët e xhupave. Bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa dy personat e paidentifikuar ende u futën në filialin e postës, vodhën rreth 200.000 lekë  dhe më pas janë larguar me biçikleta.

Mësohet se dy të rinjtë nuk kanë qenë të armatosur. Të dy ata kanë kërcënuar punonjësit që t’u jepnin para me pretendimin që kishin armë, por sipas burimeve nga policia, pas kqyrjes së kamerave, janë konstatuar pa armë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, po krihet zona për të bërë të mundur kapjen e tyre. /abcnews.al/