“Deti” shkon në Hagë, BE mirëpret marrëveshjen Shqipëri-Greqi

schedule20:54 - 20 Tetor, 2020

schedule 20:54 - 20 Tetor, 2020

Bashkimi Evropian mirëpret marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare, tha përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit në një postim në twitter.

Zëdhënësja e KE Anna Pisonero shkruan mes të tjerash se çështjet e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare.

“Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Anna Pisonero.

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord sot për të çuar në një gjykatë ndërkombëtare çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve. Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm grek gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pasi kryediplomati grek ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë. g.v/abcnews.al