613 kg kokainë, Gjykata jep dënimin për Arbër Çekajn

schedule18:39 - 15 Shtator, 2020

schedule 18:39 - 15 Shtator, 2020

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Gjithashtu, gjykata dha vendimin edhe për anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg.

LEXO edhe: Gjykata e posaçme shpall vendimin për Arbër Çekaj, avokati: Gjykatë vepron standarde të dyfishta

Çekaj ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

LEXO edhe: Arbër Çekaj: Kontejnerët e mi u kontrolluan nga Guardia di Finanza! Në Gjermani ika me biletën më të lirë

Avokati i Arbër Çekaj, Maks Haxhia në një komunikim për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se vendimi ishte me standarde të dyfishta.

Haxhia, u shpreh kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin e klientit të tij.

“Për çudi kjo gjykatë na tregoi vendimin për moslejimin e mediave, ndërsa kur dha vendimin i futi mediat. Është proces komik. Ju siguroj se çdo jurist, do të skandalizohet me këtë vendim sepse nuk kishte asnjë provë që të favorizonte akuzën. Kjo gjykatë, nuk them dot as e Ballshit, se kam respekt për vendlindjen time.

Nuk kishte provë. Është shumë e thjeshtë. Gjyqtarja ka kandiduar për në Apel, karriera e tyre është në prioritet. I thashë që unë s’jam Zoti që të them e ka bërë apo jo Arbër Çekaj, por di të them që nuk ka prova. Prandaj jam i irrituar se nuk u la media në seancë”

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!