Partizani dhe Kukësi janë gati të zbresin në fushë. Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur për formacionet. Trajneri Franco Lerda i është rikthyer skemës me tre mbrojtës, teksa Bitri e nis si titullar. Mala këtë herë nuk do të luajë në linjën e djathtë.
Idrizaj është rritur fizikisht dhe është përzgjedhur titullar. Telushi nuk luan për shkak dëmtimi, ndërkohë që në sulm janë Çinari dhe Bardhi. Asani është i sakrifikuari në sulm. Cordeiro e Broja, së bashku me Malën, plotësojnë treshen e mesfushës.
Trajneri Shpëtim Duro kishte planifikuar të luante me Shkurtajn në sulm, por në momentin e fundit ai ka pësuar një tërheqje dhe në momentet e fundit është vendosur të luajë Ethemi. Më poshtë formacionet e plota.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 10
E hënë, më 28 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tirana
PARTIZANI-KUKËSI
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Mala, Broja, Cordeiro, Çinari, Bardhi. Trajner: Franco Lerda
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj. Trajner: Shpëtim Duro
/abcnews.al