Dalin pamjet, kapet 1.5 ton drogë “made in Albania” në Turqi

schedule12:10 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:10 - 7 Dhjetor, 2021

Xhandarmëria dhe policia turke kanë kapur 1.5 ton drogë të ardhur nga Shqipëria. Burime zyrtare bëjnë me dije se droga është e llojit kanabis sativa dhe u gjet në një zonë bregdetare, fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Muğla’nın Dalaman ilçesinde Jandarma ve Sahil Güvenliğin düzenlediği operasyonda 1.5 ton uyuşturucu madde skunk ele geçirildi

Nga operacioni, deri më tani janë arrestuar tre persona si dhe u kapën 3 armë zjarri tip pistoletë.

Lexo edhe: 1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, fotot e trafikantëve: I “tradhtoi” kamioni

Kamioni

Gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka marrë informacion për disa lëvizje të dyshimta në zonë dhe kur kanë shkuar atje fillimisht me helikopter konstatuan tre persona që po përpiqëshin të nxirrnin nga rëra e bregut të detit një kamion, i cili kishte ngecur aty.

Trafikant i kapur nga policia turke

Duke mos mundur që ta nxirrnin kamionin, tre trafikantët që dyshohet se janë shqiptarë e shkarkuan drogën duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar aty pranë, gjë që u pa nga policia.

Trafikant i kapur nga policia turke

Reagon ministri  Brendshëm i Turqisë

Në lidhje me operacionin e kapjes së 1.5 ton drogë me origjinë nga Shqipëria në Turqi ka reaguar edhe ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu.

Reagim i ministrit te brendshem te Turqise, Suleyman Soylu

Përmes një postimi në Tëitter, Soylu përgëzon forcat e xhandarmërisë, policisë dhe rojeve bregdetare duke theksuar se gjatë muajve të fundit është rritur ndjeshëm sasia e drogës e kapur në vend. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!