COVID-19 zbarkon në Superiore, infektohet një futbollist i Bylisit

schedule09:52 - 2 Qershor, 2020

schedule 09:52 - 2 Qershor, 2020

I pari i prekur nga Superiorja. “Procesi Sportiv” raporton se një lojtar i skuadrës së Bylisit ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe virusin e ka marrë në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”. I vetmi shkodran te Bylisi është Eridon Qardaku, por nuk ka asnjë konfirmim nëse ai është futbollisti i prekur. /abcnews.al