Qeveria greke ka marrë më në fund vendimin për datën në të cilënd o të hapen shkollat.
Siç konfirmoi zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Spetsas, viti i ri shkollor në Greqi do të fillojë më datë 7 shtator, shkruan abcnews.al.
“Qeveria ka vendosur që viti shkollor të fillojë më datë 7 shtator, ku do të merren masat maksimale të higjenës, ndërsa kërkohët edhe nga prindërit që të këshillojnë fëmijët që të kenë kujdes”, u shpreh ai në një lidhje masat anti-Covid.
Greqia është duke u përballur me një rritje të beftë të rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ndërsa janë marrë masa të forta përmes bërjes së testeve, por edhe shmangies së grumbullimeve. /abcnews.al