Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg, arrest shtëpie dhe liri: Çfarë vendosi gjykata për 30 të arrestuarit e tërmetit

schedule10:53 - 18 Janar, 2020

schedule 10:53 - 18 Janar, 2020

Gjykata e Penale  dha sot masat e sigurisë për 30 të ndaluarit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, pasi dëgjoi dje për 7 orë në një seancë maratonë prokurorinë dhe mbrojtjen.

Gjykata vendosi për 7 prej tyre arrest me burg, mes tyre ish-kryetarët e komunave të Farkës e Kasharit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.  Ndërsa për 12 prej tyre u caktuan masat e sigurië “arrest shtëpie” dhe 11 të tjerë u lanë të lirë, me masën “detyrim paraqitje”.

30 personat u arrestuan për shkak të dëmeve të tërmtetit të 26 nëntorit. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për 13 persona, por siç duket gjyqtarja Vjollca Spahiu vendosi që të zbusë numrin e personave që do t’i linte në  burg. Keta persona u akzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Gjyqtarja vlerësoi se një pjesë e arrestimeve janë të paligjshme duke i lënë ata të lirë. Po ashtu gjyqtarja kërkoi më shumë prova dhe organi i akuzës të vijojë hetimet.

Sipas gjyqatares Vjollca Spahiu dëmtimet e godinave për shkak të tërmetit të rënë kanë ardhur si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar normat dhe standartet nga projektuesit, zbatuesit, mbikqyrësit.

Kujtojmë se prokuroria ka lëshuar 41 urdhër-ndalime për abuzimet e kryera me ndërtimet në Tiranë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.  Ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim, pasi rezultojnë se janë larguar nga vendi.

Masat  sigurisë për të ndaluarit:

Arrest në burg

Gerti Çalliku

Hodo Gjoni

Artur Skela

Fejzi Dyrmishi

Besnik Fuçia

Fatbardh Plaku

Naim Shehi

Gëzim Shkalla

Arrest në shtëpi

Faik Fejza

Ndoc Pepkola

Mehmet Felahi

Agim Eski

Pëllumb Korfuzi

Qirjako Gjergo

Asqeri Xhanari

Vjollca Hoxholli

Ali Dyrmishi

Shefqet Doda

Detyrim paraqitje

Anila Harxhi

Reiz Muça

Merita Kushe

Hekri Disha

Bukurije Halili

Adhurim Qehajaj

Stela Maze

Zhaneta Tagani

Shpëtim Kërçiku

Jan Ikonomi

Ermir Çina

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!