Bota mban frymën, Rusia qëllon në drejtim të anijes britanike

schedule14:16 - 23 Qershor, 2021

schedule 14:16 - 23 Qershor, 2021

Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në Detin e Zi duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë, raporton abcnews.al.

Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se si anija ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.

Incidenti ndodhi në jug të Krimesë ku sipas rusëve anija britanike ndryshoi papritur kursin duke u futur në ujërat e Rusisë. Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijet britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.

Lexo edhe: Bomba ruse ndaj anijes ushtarake, britanikët e mohojnë: Askush nuk qëlloi ndaj nesh. Çfarë ndodhi pranë Krimesë

Fill pas ngjarjes së rëndë, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes raporton Interfax.

“HMS Defender” është pjesë e flotës britanike që po zhvillon stërvitje në Detin e Zi, gjë e cila ka nervozuar jo pak Kremlinin. Putini ka dërguar dhjetra anije ushtarake në detin e Zi në kuadër të një stërvitjeje, ndërkohë që ka kërcënuar Perëndimin që të mos mbështesë Ukrainën kundër tyre.

Ndërkohë, në një reagim pak minuta më parë, ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thekson se ndryshe nga sa pretendojnë rusët, nuk ka patur të shtëna paralajmëruese ndaj anijes së tyre.

Lexo edhe: Hera e parë pas 80 vitesh, “Mbretëresha” lëshon “përbindëshat” e ajrit mbi Mesdhe

“HMS Defender ishte duke lundruar në ujërat e Ukrainës dhe nuk ka patur të shtëna paralajmëruese apo hedhje bombash ndaj saj. Ne besojmë së flota ruse ka qenë duke kryer manovra ushtarake në atë zonë, gjë për të cilën edhe mund të jenë hedhur bombat”, bën me dije ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

/abcnews.al