Një avion me 300 pasagjerë i Alitalias është bllokuar nga autoritetet e ishullit Mauritius pasi ka zbritur në tokë.
Mediat italiane raportojnë se pasagjerët nuk janë lejuar të zbresin nga avioni duke iu theksuar se duhet të pranojnë të futen në karantinë për disa kohë ose të kthehen direkt mbrapsht për në Itali pa zbritur fare.
Lexoni edhe: A do të mbyllen shkollat dhe kufiri me Italinë? Përgjigjet Manastirliu
Italia është duke u përballur me krizën e koronavirusit, e cila shpërtheu menjëherë brenda pak ditësh duke prekur të paktën 165 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 të sëmurë. /abcnews.al