Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe është paraqitur në SPAK. Gazetari Ermal Vija bën me dije për abcnews.al se Gonxhe është parë në ambientet e SPAK-ut gjatë orëve të para të ditës së sotme teksa ka hyrë nga dera kryesore.
Ai vijon të jetë brenda këtyre ambienteve dhe pritet që të zbulohen detaje të tjera në momentin që do të dalë pasi nuk dihet ende shkaku i prezencës së tij aty. /abcnews.al