Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”.
Sipas policisë, B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.
/abcnews.al