Në protestë janë bashkuar kryetarja e LSi Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Gazmend Bardhi, ndërkohë që është nisur për në zonën e Ministrisë së Brendshme kreu i PD Lulzim Basha.
Deri tani Basha ka mbështetur të drejtën e protestës së qytetarëve dhe ka theksuar se është në mbështetje të çdo qytetari që është dhunuar.
I shoqëruar në këtë protestë nga opozitarët, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Petrit Vasili, Basha u kërkoi qytetarëve të Tiranës që të derdhen rrugëve të qytetit dhe të tregojnë se Tirana nuk bie.
“Prania ime me qytetarët është detyra me kryesore ndërkohë që ata që përdorën dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Do të vazhdojmë protestën më çdo mënyrë. Gjithë ata që kryen dhunën barbare, të gjithë ata që zbatojnë urdhrin e xhelatit dhe kriminalit do të jenë përpara drejtësisë dhe do të, mbajnë përgjegjësi. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të përballen me këtë regjim barbarësh dhe kriminelësh. Të ushtrojnë të drejtën e tyre të protestës. Ka shumë pak banditë në dispozicion të banditit që mund të mbajë qytetarët. Sa herë që qytetarët do të dhunohet Lulzim Basha do jetë në mbështetje të tyre. Ky regjim nuk njeh ligj. Kushdo tjetër që mendon ndryshe është patericë e regjimit. Do të qëndroj këtu aq sa të jetë e nevojshme. Prej 24 orësh jemi në mbështetje të aleancës. Sonte është nata për të treguar se Tirana nuk bie por Tirana ngrihet”, tha Basha.
Kreu i PD është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve se ku ishte mbrëmë gjatë shembjes së teatrit ndërsa u shpreh se gjatë natës kanë qenë tek Teatri Flamur Noka dhe Belind Këllici të cilët u dhunuan. /abcnews.al