Arrihet marrëveshja, Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00

schedule12:16 - 16 Gusht, 2020

schedule 12:16 - 16 Gusht, 2020

Pas kaosit të krijuar në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës nga ndërprerja e punës nga pala greke si pasojë e plotësimit prej 1050 personash, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar se kjo masë kufizuese do të vihet në zbatim nga nesër.

Xhaçka shprehet se sot në këto dy pika kufitare do të punohet deri në orën 22:00, ndërkohë që nga nesër doganat do të qëndrojnë hapur deri në plotësimin e kuotës prej 1050 personash (750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë).

Qytetarët që do të futen në Greqi duhet t’i nënshtrohen karantinës 7-ditore si dhe të kenë kryer testin për Covid-19, të kryer në laboratorët publikë dhe privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Testi negativ i COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!