Një notere është arrestuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre në Tiranë. Noterja e prangosur është Rezarta Koçi 40 vjeçe.
Sipas policisë noterja gjatë ushtrimit të detyrës në vitin 2021 duke shpërdoruar detyrën ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Çështja është ende në hetim, “vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme” thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Abcnews.al