Mediat italiane: Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, pjesë e grupit që shpërndante kokainë

schedule10:54 - 16 Mars, 2022

schedule 10:54 - 16 Mars, 2022

Është vënë në prangat e policisë italiane këngëtarja shqiptare Elsa Lila. Duke iu referuar mediave italiane, Abcnews.al mëson se këngëtarja 40-vjeçare është arrestuar si pjesë e një grupi italo-shqiptar që merrej me shpërndarje të lëndëve të forta narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se është shkatërruar një organizatë kriminale me 13 persona. Aksioni ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure ku policia e Romës dhe Viterbos kanë ekzekutuar vendimin e Prokurorisë për 13 urdhër arreste.

I përfshirë në këtë grup kriminal është edhe  boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Bardhi njihej për autoritetet italiane pasi u arrestua në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, po për drogë.

Si funksiononte grupi

Pjesë e të arrestuarve të “famshëm” është edhe Arben Zogu, i njohur si “Riccardiono”, i cili bashkë me Bardhin ishin pjesë të klanit të vëllezërve Guarnera, një bandë italo-shqiptare që merret me trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e tyre atje.

Orial Kolaj

Grupi i boksierëve u shkatërrua në vitin 2015 nga policia italiane.

Ata kishin atëhere mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” që merrej me disa aktivitete kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.

Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, i cili u dënua atëhere me 20 vite burg. Zogu njihej si ultras i ekipit të Lacios. Bashkë me të u arrestuan atëhere edhe Orial Kolaj “kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale” dhe Petrit Bardhi.

Arben Zogu

Orial Kolaj, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.   /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!