Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule14:36 - 26 Qershor, 2020

schedule 14:36 - 26 Qershor, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit, me akuza të ndryshme që rëndojnë mbi ta.

Kështu, komisariati nr.1 arrestoi në flagrancë të shtetasit E. K., 32 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në bulevardin “Zhan Dark”, duke qarkulluar me një biçikletë të vjedhur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 42 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Ndërkohë, komisariati nr.3 arrestoi në flagrancë i shtetasit S. M., 29 vjeç, pasi në rrugën “Anton Mazreku”, ka kanosur dhe ka përndjekur në mënyrë sistematike ish të fejuarën e tij.

Po ashtu, nga komisariati nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim H. L., 43 vjeç, pasi në banesë, në Linzë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë ndalimi i shtetasit K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Nga ana tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, është kapur në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!