Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme, si pasojë enjë aksidenti në aksin Milot-Mamurras.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe “Volkswagen”, ndërsa mësohet se gjendja e personave të plagosur është e rëndë, dhe çifti është duke u transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit./abcnews.al