Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kolonjë-Lushnje. Policia bën me dije se një automjet që drejtohej nga 42-vjeçari me iniciale A.Z. ka përplasur këmbësorin I. B., 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
“Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /Abcnews.al