Aksident me vdekje në Lezhë

schedule12:57 - 29 Maj, 2020

schedule 12:57 - 29 Maj, 2020

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot.

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi në orën 12:25 në Ishull Lezhë ku një makinë përplasi një motorçikletë duke bërë që të ndërrojë jetë drejtuesi i kësajtë fundit.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.