Ky është kamioni me të cilin udhëtonte 35-vjeçari nga Hasi që humbi jetën paraditen e sotme në tentativë për të shpëtuar.
Kamionit, bën me dije policia, nuk i funksiononte sistemi i frenave.
S.J, banues në fshatin Gajrep, Has, dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit në tentativë për të shpëtuar kur kuptoi se nuk i punonin frenat.
Por fatkeqësisht, 35-vjeçari ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin e quajtur Qafë Barak në Has.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/