Aksident me vdekje në Elbasan, “Opel”-i përplas këmbësoren

schedule14:01 - 31 Janar, 2022

schedule 14:01 - 31 Janar, 2022

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Burime bëjnë me dije për ABC se ngjarja ka ndodhur pranë Metalurgjikut.

Nga sa mësohet një automjet tip “Opel” i zi ka përplasur një kalimtare e cila ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Lefteri Binjaku e moshës mbi 50-vjeç.

Ndërkohë nuk dihet ende identiteti i shoferit dhe as rrethanat si ka ndodhur ngjarja. /abcnews.al