Humbi drejtimin e “Fordit” dhe ra në kanal, ndërron jetë 31-vjeçari në Divjakë

schedule15:36 - 15 Maj, 2022

schedule 15:36 - 15 Maj, 2022

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

Policia bën me dije se shtetasi D.D, 31 vjeç banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë.

Si pasojë, 31-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!