Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Vlorë-Radhimë.
Gazetari Elton Nikaj bën me dije për abcnews.al se për shkak të aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët po marrin ndihmën e parë në spital.
Makina tip “Ford Focus” me targa AA581GV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të saj duke pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa dy personat që ishin brenda morën plagë të rënda.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.02.2022, në aksin rrugor Vlorë – Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni , ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. abcnews.al