Burime për ABC News njoftojnë se një aksident i rëndë ka ndodhur minutat e fundit në Cërrik.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur rëndë.
Mësohet se këmbësori është rreth 50 vjeç dhe është transportuar drejt spitalit rajonal në Elbasan.
Ende nuk dihen detajet rreth këtij aksidenti por policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit./abcnews.al