Bilanc i frikshëm, 9 viktima nga koronavirusi, 121 qytetarë fitojnë betejën

schedule16:23 - 2 Nëntor, 2020

schedule 16:23 - 2 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 9 viktima, shifër e njëjtë me ditën e djeshme. Me gjithë përpjekjet e mjekëve e kanë humbur jetën në 2 spitalet Covid: Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana,  67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese. Rastet e reja me koronavirus sot janë 321.  Edhe pse krahasuar me 24 orët e kaluara, që ishin 327, shifra është më e ulët, sërish niveli i infektimeve është shumë i lartë.  Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1446 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 321 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër. Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.

121 persona janë shëruar, ndërsa 328 pacientë janë të shtruar në tre spitalet Covid-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpisë. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         321

Të shëruar ne 24 orë                                      121

Të shtruar në spitale                                       328

Humbje jete në 24 orë                                  9

Testime ditore                                                  1446

Testime totale              126,692

Raste pozitive                       21,523

Raste të shëruara               11,367

Raste Aktive                            9,629

Humbje jete                            527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4896

Durrës                  879

Fier                         731

Korçë                    595

Shkodër                539

Lezhë                     434

Elbasan                  431

Vlorë               397

Berat               287

Kukës                      200

Gjirokastër           144

Dibër                 96

 

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!