55 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:52 - 6 Prill, 2022

schedule 16:52 - 6 Prill, 2022

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 55 persona të infektuar nga Covid dhe asnjë viktimë.

Ndërkohë që numri i të shëruarve sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë 47. Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Vlorë, Lushnje, Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Korçë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vorë, Shkodër.

Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,102 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Prill 2022)

Raste të reja ditore           55

Të shëruar në 24 orë        47

Të shtruar në spitale        14

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   904

Testime totale               1,783,270

Raste pozitive                   274,055

Raste të shëruara              270,102

Raste Aktive                            461

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             250

Vlorë               63

Fier                  34

Gjirokastër      28

Elbasan           23

Korçë               15

Durrës              14

Berat                11

Kukës               9

Shkodër             7

Lezhë                 6

Dibër                  1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!