55 qytetarë arritën që të fitonin betejën me koronavirusin sot në Shqipëri

schedule16:25 - 17 Shtator, 2020

schedule 16:25 - 17 Shtator, 2020

Fatkeqësisht sot 4 pacientë të infektuar me covid nuk e kanë fituar dot betejën duke ndërruar jetë. Por në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 55 qytetarë duke e çuar numrin në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë që sot janë shënuar 132 raste të reja; 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!