53 qytetarë të shëruar sot nga koronavirusi, 171 pacientë në spitale, 8 të intubuar

schedule16:16 - 15 Shtator, 2020

schedule 16:16 - 15 Shtator, 2020

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e atyre që e kanë fituar betejën që nga fillimi i pandemisë në 6668.

Ndërkohë që situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Theksojmë që sot humbën jetën 2 pacientë nga covid-i dhe u shënuan 152 raste të reja infektimesh./Abcnews.al