E FUNDIT/ 52 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

schedule17:07 - 22 Prill, 2022

schedule 17:07 - 22 Prill, 2022

Në 24 orët e fundit në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid ka qenë 52, ndërkohë që nuk ka patuar asnjë humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 qytetarë, në këto bashki:

29 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan.

Janë 389 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Prill 2022)

Raste të reja ditore          52

Të shëruar në 24 orë        33

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1256

Testime totale               1,798,288

Raste pozitive                  274,737

Raste të shëruara             270,852

Raste Aktive                         389

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            278

Vlorë                27

Fier                  25

Korçë              14

Shkodër           10

Gjirokastër       10

Berat                  9

Durrës               5

Kukës               5

Elbasan            5

Lezhë              1

/Abcnews.al/