490 qytetarë e fituan betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:40 - 20 Nëntor, 2020

schedule 16:40 - 20 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit, betejën më koronavirusin e kanë fituar 490  qytetarë. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve ndërsa numri i të shëruarve në total që nga fillimi i pandemisë shkon në 15,055.

Po ashtu, njoftohet se brenda ditës janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Ndërsa, pozitivë me virusin SARS COV2, kanë rezultuar 836 qytetarë.

Lexo edhe: Rekord viktimash dhe infeksionesh, 836 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,

28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,

15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,

9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,

5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,

3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,

1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          836

Të shëruar ne 24 orë                      490

Të shtruar në spitale                       436

Humbje jete në 24 orë                  15

Testime ditore                                     2,677

Testime totale              168,294

Raste pozitive                       31,459

Raste të shëruara                15,055

Raste Aktive                           15,732

Humbje jete                            672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   8082

Durrës  1180

Elbasan   742

Fier        1151

Korçë    905

Vlorë     745

Shkodër  866

Lezhë    667

Berat     507

Kukës    317

Dibër     142

Gjirokaster  428 s.b/abcnews.al/