Një 42-vjeçare është arrestuar nga Policia e Rinasit pasi ka goditur në aeroport punonjësen e një kompanie ajrore. Policia njofton se 42-vjeçarja me iniciale Sh. K., 42 vjeçe ka qëlluar punonjësen ajrore pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga kjo e fundit.
“Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al