Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 100 të vdekur dhe 1 560 të sëmurë aktivë: Koronavirusi shtrohet “këmbëkryq” në Shqipëri

schedule11:08 - 15 Korrik, 2020

schedule 11:08 - 15 Korrik, 2020

Situata tek Infektivi vijon që të jetë e rënduar. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shërbim janë shënuar 4 humbje jete, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar 101. 

Në këtë shërbim vijon të ketë shtrime të reja dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërsa, njoftohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21-vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19.

Lexo edhe: 4 të vdekur, 85 të prekur: Situatë e rëndë tek Infektivi

Gjendja e saj, njofton MSH,  u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49-vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Po ashtu, MSH njoftoi se ditën e sotme janë konfirmuar edhe 85 raste të tjera me Covid-19. Në total, numri i të infektuarve shkon në 3,752.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

COVID-19 – Statistika 15 Korrik 2020

Testime totale  33750

Raste pozitive  3752

Raste të shëruara  2091

Raste Aktive   1560

Humbje jete   101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   699

Durrës                  217

Shkodër                198

Vlorë                     100

Lezhë                    80

Kukës                    58

Korçë                    49

Elbasan                 42

Berat                     40

Fier                        36

Gjirokastër         22

Dibër                  19 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!