4 humbje jete dhe 299 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri! 106 të shëruar

schedule15:53 - 25 Tetor, 2020

schedule 15:53 - 25 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit janë shënuar 299 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë nga 1315 testime të kryera në total, duke shënuar rënie të lehtë nga një ditë më parë. Ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën, pasi nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje, konkretisht një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,  12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

106 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-19 . Ndërkohë që në spitale po marrin trajtim mjekësor 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë numërohen 19 157 raste pozitive me koronavirus, 477 humbje jete dhe 10654 të shëruar.  Aktualisht raste aktive me Covid-19 janë 8026.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, bën apel MSH.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore        299

Të shëruar ne 24 orë     106

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore                      1315

Testime totale                       117025

Raste pozitive                       19157

Raste të shëruara                 10654

Raste Aktive                          8026

Humbje jete                           477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4113

Durrës                  757

Fier                         510

Shkodër                497

Korçë                    488

Lezhë                     383

Elbasan                  348

Vlorë               319

Berat               229

Kukës                      183

Gjirokastër           102

Dibër                97

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!