39 raste të reja me COVID dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:43 - 15 Maj, 2021

schedule 16:43 - 15 Maj, 2021

39 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID. Është ky bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në total janë kryer 3400 testime.

Në orët e fundit kanë ndërruar jetë 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Statistika (15 Maj 2021)
Raste të reja ditore         39
Të shëruar në 24 orë      976
Të shtruar në spitale      83
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore                3,400

Testime totale            674,895
Raste pozitive             131,978
Raste të shëruara        123,081
Raste Aktive                  6,468
Humbje jete                  2,429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         5032
Shkodër       250
Fier               160
Korçë            209
Gjirokastër   197
Durrës          106
Vlorë             143
Elbasan        113
Lezhë           102
Berat             77
Kukës           42
Dibër           37

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!