Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

30 milionë euro në tavolinë, Napoli akord edhe për një shqiptar

schedule19:28 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 19:28 - 19 Dhjetor, 2019

Napoli është i interesuar prej kohësh për Sofyan Ambarat. Nënkampionët e Italisë e pëlqejnë shumë mesfushorin maroken të Veronës, por bashkë me të pritet të transferohet tek ekipi i Gattusos edhe një shqiptar.

Sky Sport.it raporton se Napoli është befasuar nga paraqitjet shumë të mira të Amir Rrahmanit dhe ka arritur akordin me kapitenin e Kosovës. 30 milionë euro është gati të paguajë De Laurentiis te Verona dhe të dy lojtarët pritet të transferohen në fund të sezonit tek ekipi ri.

Rrahmani në një dyluftim me Insigne

Akordi financiar me mbrojtësin dardan është arritur, teksa kartoni i 25-vjeçarit nga Prishtina vlerësohet 15 milionë euro nga Verona, por marrëveshja finale mund të arrihet edhe për 10-12 milionë. I vetmi problem është Ambarat. Ky i fundit kërkohet edhe nga Interi dhe ka pretendime për një pagë më të lartë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!