2.6 ton kanabis në Mal të Zi, shkon në 4 numri i të arrestuarve

schedule14:56 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 14:56 - 13 Dhjetor, 2020

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u sekuestrua në Mali të Zi, më 3 nëntor të këtij viti.

Bëhet fjalë për fjalë 2.6 ton kanabis sativa, të cilat po transportoheshin me një kamion dhe që destinacion dyshohet se kishte Gjermaninë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë  32-vjeçari E.P., banues ne Yrshek në Tiranë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i kësaj ngjarje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si një nga bashkëpunëtorët në ngjarjen e datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shkodër/Informacion

Vijon operacioni policor i koduar “Bozhaj”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 03.11.2020, ku disa persona tentuan të trafikojnë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.

Lexo edhe: I fundosi piruni dhe furgoni, Abcnews.al mëson si u zbuluan shokët e kamionistit me 2.6 ton kanabis

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë punës së mirorganizuar, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

E. P., 32 vjeç, banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri, Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si një nga bashkëpunëtorët në ngjarjen e datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!