Ditën e sotme në Shqipëri janë shënuar 152 raste me koronavirus nga 810 qytetarë që janë testuar në të gjithë vendin, ndërsa 2 pacientë ndërruan jetë.
Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon:
68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.
53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e atyre që e kanë fituar betejën që nga fillimi i pandemisë në 6668./ Abcnews.al