Sherr me thika në Cërrik, 15-vjeçari plagos moshatarin, i mituri në gjendje të rëndë në spital

schedule22:49 - 30 Qershor, 2022

schedule 22:49 - 30 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik.

Një 15-vjeçar me iniciale N.P, ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, 15-vjeçarin me iniciale P.M, banues në fshatin Shtëpanjë.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Abc mëson se autori i dyshuar i plagosjes është kapur menjëherë nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!