Vijon numri i lartë i rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit.
Siç konfirmon ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 119 raste pozitive në të gjithë vendin, ndërsa raportohet për 2 të vdekur. Konkretisht, ka ndërruar jetë një 60 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Korça.
Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë, ndërsa gjenden të shtruar 117 të tillë në të dy spitalet Covid.
Nga këta, 21 persona janë në shërbim intensiv ose të intubuar tek të dyja spitalet Covid.
Sipas ministrisë aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)
Testime totale 50928
Raste pozitive 7499
Raste të shëruara 3816
Raste Aktive 3453
Humbje jete 230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1854
Durrës 433
Shkodër 290
Fier 150
Lezhë 134
Korçë 132
Vlorë 127
Kukës 107
Elbasan 101
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34./abcnews.al