Një anëtar i Urdhrit të Farmacistëve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mes të tjerash në njoftim thuhet se në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.
Urdhri i Farmacistëve njofton po ashtu se të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.
Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!
/abcnews.al