Policia e Malit të Zi ka sekuestruar 300 kilogramë drogë në një doganë në drejtim të Bosnje-Hercegovinës. Mediat e huaja bëjnë me dije se lënda narkotike është kapur në pikën kufitare Vraçenoviç.
Sipas raportimeve, droga u gjet brenda një kamioni frigoriferik, që drejtohej nga një malazez me inicialet M.N. sipas mediave lënda ishte fshehur në pjesën e sipërme frigoriferike të kamionit, u gjet një vend i posaçëm ku ishin fshehur 295 pako me drogë.
Mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se pas kalimit të doganës, do të shkonte në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës./abcnews.al