Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një zhytës është sulmuar dhe disa pjesë të trupit të tij janë ngrënë nga një peshkaqen i bardhë 4.5 metra i gjatë. Mediat e huaja bëjnë me dije se skena e frikshme ka ndodhur para peshkatarëve të cilët u bënë dhe dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë.
Ekipet e shpëtimit vrapuan në Buken Point në afërsi të plazhit Little Bay të Sydney, pasi morën telefonatën për një sulm të peshkaqenit. Në videon rrëqethëse nga vendi i ngjarjes që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihen peshkatarët duke vëzhguar notuesin që sulmohet nga peshkaqeni.
Dëshmitarë thanë se panë peshkaqenin duke ngrënë gjymtyrët e trupit të burrit, të cilin fillimisht e ndau në dysh. Megjithatë ekipet e shpëtimit arritën t’i gjejnë disa nga gjymtyrët e tij.
“Dikë sapo e kafshoi peshkaqeni. Njerëz, është çmenduri. Është një peshkaqen i madh i bardhë. Dëgjova britma dhe kafshime, e trupi pluskonte mbi ujë. Peshkaqeni u rikthye edhe ato për t’i ngrënë dhe u zhduk”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar.
Mediat lokale raportojnë se ky është rasti i parë i vdekjes nga sulmi i ndonjë peshkaqeni në Sydney që nga viti 1963. /abcnews.al