Një video është virale kur një dallgë e madhe ka marrë përpara një vajzë e cila qëndronte në skelë. Sipas Daily Mail , ngjarja tronditëse ka ndodhur të enjten e kaluar, rreth orës 19:00, në portin e Ilfracombe në jug të qarkut Devon.
Një grup prej 4 fëmijësh po luanin në skelë në momentin e përmbytjes, kur papritur një nga dallgët e mëdha goditi vajzën e vogël. Teksa vajza po përpiqej në mënyrë të dëshpëruar të kthehej me not, disa kalimtarë nxituan për ta ndihmuar.
Më në fund ia dolën, duke i hedhur fillimisht një jelek shpëtimi.
/abcnews.al