Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi, ku kokat e dy trupave të pajetë janë marrë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një varrezë të Melbourne, Australi, ku ka sjellë dhe shqetësimin e familjarëve pasi trupat e të afërmve të tyre janë prekur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nuk është marrë ndonjë gjë tjetër nga arkivolet, të cilat ndodheshin në hapësira me mure në varrezat e Footscray. Inspektoi i policisë së Victoria-s, Ben Jarman, tha se vjedhja e parë ndodhi gjatë natës midis 27 janarit dhe 28 janarit, dhe e dyta midis natës të së hënës dhe mëngjesit të së martës.
Vjedhjet u raportuan në polici pasi kalimtarët vunë re se varret ishin dëmtuar.
“Është shumë shqetësuese për familjet, padyshim që ata nuk e prisnin që ky lajm të vinte nga Policia e Victoria-s”, tha Jarman./abcnews.al